fbpx

Kjo është 20 vjeçarja nga Ferizaji që humbi jetën në aksident

  24 Dec 2017

Një vajzë 20 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Ferizaj, më saktësisht në Greme. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur pasi shoferja ka humbur kontrollin në veturë dhe është goditur në një mur.

Viktima në fjalë, është Edona Matoshi. Njoftimin për vdekjen e saj përveç policisë e bënë edhe familjarët, si dhe një faqe në facebook që njofton për të rejat nga fshati Greme, transmeton gazetametro.net.

Të lënduarave tjerë u është dhënë ndihma mjekësore, kurse ngasësja e veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, Policia vazhdimisht ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes.

Mëposhtë keni edhe fotografinë e saj