fbpx

Kjo eshte 16 vjeqarja nga Prishtina qe u gjet e vdekur ne Itali(FOTO)

  24 Dec 2017

Ngjarjae e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi adoleshentja shqiptare nga Prishtina, Brikena Mehmeti, ka ndërruar jetë në spitalin e Trevisos, transmeton gazetametro.net.

Viktima 16 vjeçare e cila në gjendje somnambul, duke ecur në gjumë, për shkak se ngatërroi dritaren e banjës me një derë, ra nga mbi katër metra lartësi nga apartamenti ku banonte, në zonën e Loria.

Ngjarja e rëndë u shënua më 15 dhjetor, ku adoleshentja shqiptare u shtrua në spitalin e Trevizos.

Pas një jave në koma shqiptarja nuk u ka rezistuar dot plagëve të rënda.

Trupi i Brikenës do të varroset në Prishtinë, qyteti i origjinës së kësaj vajze shumë të re, kjo disa orë përpara Ditës së Krishtlindjes, e mbyll shkrimin media italiane.