fbpx

Kimete Berisha: Jemi në rrezik, kemi një kryeministër bandit e të pagdhendur

  23 Dec 2017

Pas vendimeve të fundit të Qeverisë ‘Haradinaj’ ka reaguar analistja politike, Kimete Berisha, e cila ka shkruar se armiku më i madh i shtetit të Kosovës, është qeveria e saj – shkruan Periskopi.

Sipas saj, Kosova është në rrezik sepse për herë të parë po udhëhiqet nga një kryeministër, të cilin ajo e quan ‘bandit të tmerrshëm pa pikë mëshire në trupin e tij.

Tutje, ajo shkruan se ‘s’duhet ta shikojmë në heshtje këtë njeri të krisur që po e ‘vret’ Kosovën në gjumë’.Lexoni të plotë shkrimin e saj:Jemi në rrezik, sepse për herë të parë udhëhiqemi nga një Kryeministër, i cili jo vetëm u bë milioner duke ‘punuar’ të tjerët për të;jo vetëm nga një Kryeministër që popullit më të varfër në Evropë me arrogancë të pashembullt ua rrit rrymën 18%;jo vetëm nga një Kryeministër i paditur, i palexuar dhe i pagdhendur;jo vetëm nga një Kryeministër i kanunit e i alltijave;jo vetëm nga një Kryeministër që ia rrit vetes rrogën 200 qind për qind e nuk i vjen marre;jo vetëm nga një Kryeministër mizogjin që i fyen gratë e huaja;Por edhe nga një Kryeministër i paparashikueshëm, manjak në gjendje të rëndë euforie; një bandit i tmerrshëm pa pikë mëshire në trupin e tij;Ne duhet të organizohemi, ta mbrojmë veten dhe vendin tonë nga çmenduria e tij!Krejt botën arriti ta befasojë dhe ta frikësojë mbrëmë me psikën e tij.Lirisht çojeni te neuropsikiatri.Ju garantoj se sot, armiku më i madh i shtetit të Kosovës, është qeveria e saj.Nëse s’kemi krahë, kemi kthetra.S’duhet ta shikojmë në heshtje këtë njeri të krisur që po e ‘vret’ Kosovën në gjumë.