fbpx

Këto janë “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova” (Foto)

  16 Nov 2017

Profesori dhe autori i mirënjohur, Milazim Krasniqi javë më parë publikoi librin “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”.

Po i njëjti libër po prezantohet edhe në Panairin e Librit në Tiranë, dhe interesimi për të është tejet i madh

Autori Krasniqi, i cili ka pasur një përvojë shumë të afërt, profesionale dhe dinjitoze me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, sjellë para lexuesve përgjigje për shumë tema, kurreshtje dhe përvoja të Rugovës, të panjohura më parë, të cilat janë si vijon:

Çfarë fëmijërie pati Ibrahim Rugova?
Kush e keqtrajtonte sistematikisht?
Pse e ëma ia kishte bërë djepit një zgjatim dhe e kishte mbajtur dy vjet në djep?
Kush dhe pse ia ndaloi botimin e poezive, kur ishte nxënës i fillores?
Çka e kishte porositur Ibrahimin mësuesi malazez?
Cilin person nga familja e gjerë e kishte model Ibrahim Rugova?
Çka mendonte Rugova për babain e vet të zhdukur?
Çfarë mesazhi tronditës i erdhi për babain në vitin 1988 nga Velenja e Sllovenisë?
Çfarë shprehish kishte sjellë Rugova nga Parisi?
Cfarë mendimi kishte Rugova për intelektualët e vjetër shqiptarë të Kosovës?
Cilët kolegë ia vidhnin idetë Ibrahim Rugovës dhe botonin tekste me to?
Çfarë mendimi kishte për Sali Berishën e për Alia Izetbegoviqin?
Si e menaxhoi Rugova debatin për ndryshimet kushtetuese të vitit 1988?
Si u soll Rugova në bisedat e shkrimtarëve në Beograd?
Cili ishte qëndrimi i Rugovës ndaj Fadil Hoxhës? Pse e vizitoi në vitin 1989?
Kush e kishte njoftuar Rugovën në vitin 1990 në Uashington se do të bëhej kryetar i Kosovës dhe për ç’farë arsyeje?
Pse mendonte Rugova se “ata të malit” po i merrnin në qafë njerëzit?
Cili është mendimi i saktë i Rugovës për Pjetër Bogdanin?
Çka mendonte Rugova për fenë islame?
Cili ishte qëndrimi i Rugovës ndaj enverizmit?
Pse u organizuan zgjedhjet parlamenare e presidentiale të vitit 1998 dhe kush kend e mashtroi me to?
Kur dhe pse filloi ta humbte durimin Rugova?
A e takoi Rugova Zoran Gjingjiqin në vigjile të kremtimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës?
Si u autorizua intervista e Rugovës me Renate Flotaun për der Shpigel?
Cilat janë sekretet e Kongresit të fundit të shkrimtarëve të Jugosllavisë në Gjevgjeli?
Si u soll Rugova në takimin e parë me ambasadorin Zimerman, për çka i mbajti ligjëratë?
Cilat qenë prapaskenat e themelimit të LDK-së?
Cili ishte qëndrimi i Rugovës gjatë ditëve sa ishte peng i Millosheviqit?
Cilat zhvillime patën ndikim për lirimin e Rugovës?
Çka u bisedua në Shkup mes Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij, pas lirimit të tij nga Millosheviqi?
Si u soll Rugova pas luftës me miqtë dhe me bashkëpunëtorët e vet të afërt?
Kush e kritikonte për gjallje, ndërsa e mbron Rugovën e vdekur dhe pse?
Cili është Rugova i mitizuar dhe cili ëshë Rugova i vërtetë?

Për të gjitha këto pyetje dhe qindra të tjera po kaq kurreshtjendjellëse, përgjigjet e vërteta, të dorës së parë, i gjeni në librin e autorit Milazim Krasniqi, me titull “Sekretet që nuk i mori me vete IBRAHIM RUGOVA”, i cili sapo ka dalur në shitje./