Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve deri tani janë duke u rinumëruar votat në disa qendra votimi për komunën e Dragashit, raporton Gazeta Blic.
Rezultatet e rinumërimit të cilat janë duke u transmetuar live nga KQZ në QNR deri më garën për të parin e Dragashit deri në orën 11:00 po prinë kandidati i PDK-së, Shaban Shabani me gjithsej 1,590 vota pasuar nga kandidati i LDK-së, Selim Kryeziu me gjithsej 1.131 vota.
Kujtojmë se rezultatet mund të ndryshojë, votat janë ende duke u rinumëruar për të pasur më pas me numërimin e votave me kusht, nevoja të veçanta dhe postë./GazetaBlic.