Të gjithë e dimë që asnjëra nga federatat tona nuk mund t’i ndalin me gjoks klubet ilegale serbe, të paktën të bëjnë thirrje në adresë të mekanizmave përkatës në Kosovë dhe në asociacionet ndërkombëtare, që mos t’i lejojnë aktivitetet ilegale në Zubin Potok, Leshan, Leposaviç dhe mos të futen ilegalisht klubet nga Serbia në territor të shtetit të Kosovës. Klubet serbe që janë në pjesën e veriut të Mitrovicës të futen nën ombrellën e Ligës së Republikës së Kosovës.
Të gjithë e dimë se sa klube serbe veprojnë në veri të Mitrovicës, si në futboll, hendboll, basketboll e volejboll. Në futboll, dihet se Mokra Gora e Zubin Potokut garon në Ligën e tretë perëndimore të Serbisë, ndërsa e ashtuquajtura Trepça e Mitrovicës në Ligën e Moravës, shkruan Zeri përcjellë futbollikosovar.com
Në basketboll e ashtuquajtura Trepça garon në Ligën e Dytë regjionale perëndimore të Serbisë.
Në volejboll Partizani i Lipjanit dhe Graçanica garojnë në Ligën e Dytë Perëndimore të Serbisë, ndërsa Kosovka Mitrovica në Ligën e Parë Perëndimore dhe në hendboll Trepça në Ligën e parë perëndimore.
FFK, FBK, FHK, FVK, duhet të bëhen bashkë dhe njëzëri të reagojnë për klubet ilegale serbe në Kosovë.