Ish-kandidati i AKR-së në Prishtinë, Selim Pacolli pas arritjes së marrëveshjes me VV në Prishtinë ka folur për ndarjen e posteve, raporton Gazeta Blic
Pacolli në intervistën dhënë për “Express”, ka treguar se AKR me ligjin e ri të Prishtinës do të ketë dy nënkryetar dhe nënkryetari i parë do t’i takojë partisë që ai udhëheqë.
“Nënkryetari i parë i Prishtinës do të jetë i AKR sepse tash me ligjin e ri të Prishtinës.
Prishtina do të ketë dy nënkryetarë”, ka deklaruar ai, raporton Gazeta Blic.
Selim Pacolli ka mohuar se vëllai i tij Rrahim Pacolli do ta ketë postin e nënkryetarit të parë të Prishtinës.
Ai më tej ka thënë se me shumë gjasë ai do të jetë nënkryetari i parë i Prishtinës.
Derisa fliste për postet Pacolli ka thënë se do të insistojë që t’i ketë drejtoritë që i përshtaten programit të tij.
“Mund të jetë Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria e Sportit të cilat target kanë rinin”, ka thënë ai.
Ai më tej ka shtuar se nuk jam ulur me VV të grabisë një, dy apo pesë drejtori.
“Konkretisht për drejtori do të flasim pas zgjedhjeve”, ka thënë Pacolli./
Theme : Good News Lite