fbpx

Këta janë nënë e bir që vdiqen sot tragjikisht në aksident në Kosovë

  24 Dec 2017

Sot rreth orës 15:05 minuta në rrugën Gjakovë – Pejë në fshatin Skivjan ka ndodhur aksidenti i rëndë trafiku, ku si pasojë kanë humbur jetën në vend të ngjarjes dy persona (nënë e bir), ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore, të njëjtët janë dërguar në QKUK në Prishtinë.
“Dy automjete udhëtarësh ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta, kur kanë ardhur në fshatin Skivjan njëri automjet ishte me shpejtësi shumë të madhe dhe në një moment e ka humbur kontrollin duke kaluar në krahun e majtë ku ndeshet me automjetin tjetër i cili lëvizte nga krahu i tjetër, e si pasojë në vend ngjarje kanë humbur jetën:

H. N. lindur me 1975 mashkull shqiptar/ Kosovar – vozitësi i njërit automjet dhe nëna e tij

SH. N. e lindur me 1951 femër shqiptare/ Kosovare,

Lendime të renda kanë pësuar:

S. N. femër shqiptare/Kosovare e moshës 14 vjeçare dhe

GJ. P mashkull shqiptar/Kosovar lindur me 1963”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.