Këta janë deputetët të cilëve ua lëshuan vendin kryetarët e komunave

  21 Nov 2017

Shemsi Syla dhe Salih Zyba janë deputetët më të rinj të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Syla tashmë ka të sigurt ulësen në Kuvend pasi deputeti Qëndron Kastrati ka fituar garën për kryetar në Kamenicë. Në anën tjetër, Zyba do të ulet në Kuvend vetëm nëse Mytaher Haskuka merr pozitën e të parit në Prizren. Ai atje po udhëheq me diferencë të vogël të votave ndaj Shaqir Totajt të PDK-së dhe pritet vetëm numërimi i votave me kusht për t’u publikuar rezultati përfundimtar.

Ndryshime në listat e deputetëve do të ketë edhe te PAN-i. Agim Aliu i PDK-së fitoi në Ferizaj dhe në vend të tij do të ulet Muharrem Nitaj i AAK-së, shkruan Koha.net.

 

Edhe pse kishin hyrë si një listë, PDK-AAK-Nisma, tash ato funksionojnë si grupe parlamentare të ndara. Kjo bën që AAK tani të bëjë 10 deputetë në Kuvend, ndërsa PDK bie në 23. VV mbetet me më së shumti deputetë, gjithsej 32, ndërsa LDK është pas saj me 27.

 

Ndryshime mund të ketë edhe në listën e deputetëve të LDK-së. Kjo vetëm nëse në Prishtinë, pas numërimit të votave me kusht, Arban Abrashi arrin të përmbysë diferencën prej 237 votash ndaj Shpend Ahmetit të VV-së. Në vend të deputetit Abrashi do të futej Blerim Grainca.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.