fbpx

Këta do të jenë dy deputetët e rinj, që do të zëvendësojnë Agim Aliun e Gani Dreshajn

  27 Nov 2017

Mbajtja e zgjedhjeve lokale për kryetar komunash, ka bërë që të ndryshojë edhe lista e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Shumë deputetë, të cilët kishin marrë votat e duhura për t’u ulur në ulëset e Kuvendit të Kosovë, pas rezultatit të zgjedhjeve lokale, do t’ua lëshojnë vendin të tjerëve, pasi që do të udhëheqin me komunat në të cilat janë zgjedhur kryetar.

Telegrafi ka mësuar që deputetin e PDK-së, Agim Aliun – i cili tashmë është zgjedhur kryetar i Ferizajt – në Kuvend do ta zëvendësoj Muharrem Nitaj i AAK-së.

Ndërkaq, në rast se Gani Dreshaj i AAK-së do të konfirmohet si kryetar i Istogut, atëherë ulësen e tij në Kuvend do ta zë Rafet Rama i PDK-së.

Kujtojmë se në zgjedhjet e përgjithshme me 11 qershor, Muharrem Nitaj ka marrë 8,982 vota, kurse Rafet Rama 8,821 vota.

Ndryshe, AAK-ja në zgjedhjet lokale ka arritur të fitoj tetë komuna, kurse PDK-ja pesë komuna.