fbpx
Kështu të jetë moti në këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

Kështu të jetë moti në këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

  12 Jun 2021

Prishtina Weather ka joftuar motin që do të mbajë këtë fundjavë dhe javën e ardhshmeNë fundjavë moti mbetet mot jostabil me shi e bubullima, derisa ditëve të para të javës pritet të ketë vransira e intervale me diell, por pa të reshura.

Nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi. Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët.

Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë.Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare.12.06 – Në mëngjes kryesisht me diell. Ditën do të ketë zhvillime të vransirave, që sjellin edhe rrebeshe shiu me bubullima. Deri në mbrëmje të reshurat pushojnë.13.06 – Kryesisht me vransira.

Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima. Në mbrëmje me kthjellime.14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.15.06 – Vransira dhe intervale me diell.16.06 – Vransira dhe intervale me diell.Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë. Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.