fbpx
Kështu ia vendosi emrin vajzës ministrja Albulena Haxhiu

Kështu ia vendosi emrin vajzës ministrja Albulena Haxhiu

  01 Jul 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë sot me vajzë.

Ajo ka lindur sot në Klinikën Gjinekologjike në QKUK, bashkëshorti i saj Alban Krasniqi, ka publikuar një fotografi të vajzës e po ashtu ka treguar edhe emrin e saj.

“Të gëzuar dhe mëse të lumtur, Andrra erdhi në jetë!”, ka shkruar ai.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli e ka konfirmuar, ai ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 03:30 dhe gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.