fbpx

Kështu e ulte kokën Nasim Haradinaj kur Dauti e quante mashtrues (Video)

  21 Dec 2017

Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës ishte diskutuar ndryshimi i ligjit për veteranët e UÇK’së. Ish- ministri Arban Abrashi kishte thënë se me këtë ligj do të bëhej kategorizimi i veteranëve

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte ngjallur debate të ashpra në Kuvend, ku nuk kishin munguar as sharjet e fyerjet.

Krerët e Shoqatës së Veteranëve Hysni Gucati dhe Nasim Haradinj kishin përcjellur punimet e Kuvendit nga lozha. Ata i kishin reaguar ashpër deputetes së Vetëvendosjes Aida Dërgutit, e cila i kishte akuzuar ata se nuk po i përfaqësojnë denjësisht veteranët, por interesat e tyre personale.

Nasim Haradinaj i cili mbrëmë në një debat televiziv ku është folur për vrasjet e zyrtarëve të LDK’së ka thënë se “punë e madhe që janë vrarë” ata, gjatë debatit të vitit të kaluar kishte mbetur pa gojë kur Daut Haradinaj i kishte mashtrues ordinerë, por pak më “trim” me Aida Dërgutin.