Estrada është në hall nga thashethemet. Ndër vite të famshmit përballen me fjalë, herë herë të pa durueshme, shkruan “Kosovarja”.
Shumë të përfolur kanë qenë gjithmonë edhe Nora e Roberti, edhe para se të ishin çift. Supozohej për lidhje të fshehta e gjëra të tjera, që komentoheshin edhe në qarqe mediatike. Sa shumë është folur lartë e poshtë edhe për atë se a e tradhton Robert Berisha të shoqen, Noren.
Tradhtia e vetme me “letra”, është se si Roberti flet ndoshta pa dëshirën e bashkëshortes për shumë gjëra, edhe private, pasi dihet që Nora është shumë diskrete dhe pa vullnetin e madh për të folur shumë për jetën e saj jashtë skenës, shkruan “Kosovarja”.