Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar përdorimin e armës nga ana e zv.kryeministrit, Dardan Gashi në një aheng në Malishevë.
Haradinaj, në një formë ka justifikuar gjuajten me armë në të tilla ahengje duke justifikuar me traditat e vjetra shqiptare.
Për më tepër, kryeminstri ka thënë se mund të rregullohet me ligj përdorimi i armës në momente të caktuara, shkruam Magazina.al
Në fakt lidhja e liderit të AAK-së me armën është e pandashme. Ai qysh herët nisi luftën për liriminë e Kosovës dhe u vu në ballë të saj. Dashurinë për vendin e tij tash po mundohet ta dëshmojë edhe me punë, por edhe me këngë.
Në këtë video shihet derisa kryeministri i këndon Kosovës, kurse në prezencë të tij dëgjohen të shtëna me armë, ndërkohë ish komandanti vazhdon këngën.