Kerkohet prishja e koalicionit qeverises!
Pas përplasjes së parë ndërmjet presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me kërkesën e këtij të fundit drejtuar stafit diplomatik për qëndrimin që duhet të mbajnë për demarkacionin me Malin e Zi, ka reaguar anëtari i LDK-së Bajram Gecaj, i cili ka kërkuar nga ta qartësim të situatës.
Gecaj, i cili ka shërbyer si zëvendësministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë Mustafa, ankohet se iu është bërë presion gjatë tërë kohës lidhur me çështjen e Demarkacionit, gjë për të cilën kërkon refelktim nga ana e qeverisë aktuale.
“ZGJIDHNI PROBLEMET OSE ZGJIDHNI (shpërbëjeni) KOALICIONIN!
Në përplasjen e fundit në mes Presidentit dhe Kryeministrit të vendit, lidhur me demarkacionin, komenti i vetëm i zyrës së Kryeministrit na paska qenë se “nuk kanë koment”! Jo folni-folni, sepse ne desh na patët qitë fare me gaz, molotov e shumë e shumë mjete e metoda tjera primitive”, ka thënë Gecaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.
Lidhur me instruksionet që Kryeministri Haradinaj ia ka dhënë stafit diplomatik, shefi i Stafit të Presidentit Bekim Çollaku ka gjetur vërejtje se çdo qëndrim apo rekomandim i tillë që ndërlidhet me politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, duhet patjetër të bëhet në konsultim dhe koordinim me presidentin.
Ndërkaq në Qeveri nuk kanë dashur të flasin për këtë qëndrim të Thaçit. I vetmi që është përgjigjur shkurt është Halil Matoshi, i cili ka thënë se s’ka koment për këtë çështje. /Gazeta Blic/