Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, pas fjalës së deputetit Milaim Zeka ka thënë se ‘shpreson që portalet menjëherë ta publikojnë fjalën e tij’.
Nuk dihet ende pse Haliti ka shfaqur një shpresë të tillë publikisht, kur dihet se mediat raportojnë për të gjitha fjalimet e deputetëve, pa dallim.
“Faleminderit Milaim, shpresoj që portalet kanë me shkru menjëherë çka the”.
Ndryshe, deputeti Milaim Zeka ka thënë se është turp që ende nuk ekziston një ligj për Prishtinën.
“Të gjitha ligjet i kemi copy paste ja prej Zagrebit, ja prej Lublanes. Turp që nuk e kemi ligjin për kryeqytet. Edhe Tirana edhe Shkupi i kanë këto ligje. Ma mirë të kemi një ligj të keq për kryeqytetin se sat ë mos kemi fare. Ky ligj nuk është deri tani vetëm për inate dhe ndërskamca politike”, ka thënë Zeka.