Kërkesa e Xhavit Jasharit drejtuar deputetëve për Gjykatën Speciale

  25 Dec 2017

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, e ka pasur një porosi për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në shënimin e 19-vjetorit të betejës te Tabet e Llapashticës në Podujevë, ai ka kërkuar nga ta që të mos e lejojnë funksionalizimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së.

Të kundërtën, Jashari e ka quajtur keqpërdorim të votës së tyre nga deputetët e Kuvendit.

“Në situatën çfarë sot jemi ka vend për kritika, ka shumë vend për të shprehur dilema se a po realizohet amaneti i dëshmorit, se a po respektohet lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së? Dhe unë me përgjegjësinë morale dhe njerëzore ju them para jush se jo”, ka thënë ai gjatë fjalimit, shkruan Koha Ditore.

“Pas përfundimit të luftës janë krijuar institucionet e Republikës së Kosovës dhe këto duhet të jenë më të gatshme dhe më këmbëngulëse që të mos lejohet të degradohet lufta ose të krijohen siç nuk kanë hapur madje edhe rrugë të zgjedhurit tanë që të krijohet Gjykata Speciale për t’u dënuar kinse lufta e UÇK-së dhe se pjesëtarët e saj kanë bërë krime”, është shprehur Xhavit Jashari në këtë tubim.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.