Kryetari aktual i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është sulmuar fizikisht dy ditë më parë gjatë një tubimi elektoral që po zhvillonte në fshatin Terstenik të kësaj komune. Përderisa ende nuk dihen shkaqet që quan deri tek sulmi ndaj kandidatit të PDK-së.
Lladrovci dyshimet për sulmin ndaj tij i ka tek vëllai i kundër kandidatit të tij Naim Bazajt i cili është edhe kryetarit në kuvendin komunal në Drenas.
Në një video që posedon Insajderi, Lladrovci në tubimin në Tërstenik dëgjohet të jetë mjaftë i ashpër. Ai thotë se të gjitha ata që dalin nga PDK-ja lypin azil në partitë e tjera, shkak kjo që mund të ketë qenë që banorët të jenë të pakënaqur.
“Po për katër vjet s’dëgjojnë ma asgjë hiç se kanë me ik kah të munden se jon shkua azil me lyp në parti tjera po s’do të munden me gjet as aty vend”, dëgjohet Lladrovci tek sa thotë gjatë një tubimi në fshatin Tërstenik.
Ndërkaq Bazaj për Insajderin ka mohuar se ka lidhje me atë çfarë i ndodhi Lladrovcit, ai thotë se Lladrovci i kishte ofenduar banorët, përderisa thotë se ai e shpëtoi Lladrovcin që “mos ta mbytshin stupc”.
“Ai mundet me dyshua se unë jam i atij fshati dhe mos të isha unë ai sot nuk ishte në fushatë më, por duhet me ma ditë për nder mua se e kishin mbyt me stupc sepse janë të mllefosur, sepse i ka injorua që besa i ka ofenduar e kështu me radhë”, ka thënë Bazaj.