Kërcënohet me jetë anëtari i AKR-së

Selim Pacolli, kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja, ka njoftuar se një anëtar i kësaj partie është kërcënuar me jetë nga disa persona.

Pacolli tha se këto kërcënime nuk e frikësojnë dhe se do të përballet me çdo person të tillë.

Ai bëri të ditur këtë pranë stacionit të policisë, përderisa ende nuk e ka paraqitur rastin e kërcënimit.

Sa i përket detajeve të tjera në lidhje me rastin, Pacolli u tregua i rezervuar, njofton Klan Kosova.