fbpx

Kërcënim i ri nga ISIS: Messi dhe Neymar janë protagonist

  30 Oct 2017

Shteti Islamik (ISIS) ka bërë një tjetër kërcënim, ku janë të përfshirë Leo Messi dhe Neymar

ISIS kërcënon se do të kryej sulme terroriste në Kupën e Botës “Rusia 2018”, duke përdorur një foto me Leo Messi dhe Neymar.

Argjentinasi shihet i ekzekutuar, ndërsa Neymar para momentit kur do t’i hiqej koka.

Ata thonë se nuk do të ketë qetësi, deri sa të gjithë të bëhen myslimanë.

Messi dhe Neymar tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës me kombëtaret e tyre Argjentinën përkatësisht Brazilin.

Kupa e Botës do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi.