Këngëtarja shqiptare u “darit” me 38 mijë euro në një dasëm në Shkup, ja cila është (foto)

  25 Sep 2017

Nuk është dasëm sheikësh, por dasëm shqiptare në zemër të Shkupit, ku mysafirët ka argëtuar këngëtarja e mirënjohur e estradës shqiptare, Shkurte Gashi, por e njohur edhe si këngëtarja me zërin e veçantë për këngët e tallavasë.

Shkurtja është një nga këngëtaret e preferuara, që shumë kush dëshiron ta ketë në dasëm dhe të paguajë çmimin që e kërkon.

Por në një dasëm gjatë sezonit të dasmave që e lam pas, Shkurtja ka qenë me fat dhe ka arritur që të tubojë mbi 38 mijë euro. Një video origjinale muzika tallava, e cila gëzon autorsinë e videos ka shkruar se Shkurta ka marrë për një natë në këtë dasëm mbi 38 mijë euro.