fbpx

Kënd po e genjen qe je mik i Ibrahim Rugoves o Ramush Haradinaj!

  13 Nov 2017

Nga Bardh Nengurra

Po çuditem se si Ramush Haradinaj nuk turpnohet kur flet per Teuta Rugovën, per familjen e Dr. Ibrahim Rugovës dhe për të trilluemin lajm se gjoja LDK ( dikush nga kreu i sajë ) po e kerrcnon Teuta Rugovën mos me votue PAN-in.

Ramushit duhet ti vie turp kur flet per Dr. Ibrahim Rugovën sepse nuk ka shqiptar kudo qoftë ai që s`e din se cila ishte dashnija e Ramushit per LDK-në dhe per Ibrahim Rugovën në kontinuitet gjat okupimit të Kosovës dhe robnisë së sajë, gjatë luftës në Kosovë dhe edhe pas perfundimit të luftës dhe çlirimit të sajë. Ramushi nuk mund të mashtron askend sepse neve e dim se pse Ibrahim Rugova e pat ba koalicionin qeverisës më AAK-në ( partia e Ramush Haradinaj dhe klanit të ti të LPK-istve ) dhe tash ky kot perdor atë ngjarje si argument të gjoja nji miqësie mes Ramushit dhe Ibrahim Rugovës. Dhe se në veqanti neve aktivistët e LDK-së e dim se mes Ramush Haradinaj dhe Ibrahim Rugovës kurr nuk ka pas miqësi. Kurr nuk ka pas bashkpunim as bashkveprim, por po ka pas koalicion të cilin Ibrahim Rugova per ta deshmue se asht taman SHQIPTAR e jo rrugaq lakmitar per poste e pasuni e bani atë koalicion per ta menjanue shefin e Ramushit Hashim Thaçin me PDK-SHIK-un e ti si dhe mos me ba koalicion me serbet dhe partitë e tyne.
Ramush Haradinaj sot kot permend at ngjarje sepse neve LDK-istët dhe ata që perjetësishtë e vlersojmë dhe adhurojmë ideologjinë e ashtuqujtun RUGOVIANE e dim pse asht ba ai koalicion qeverisës.

Ramush Haradinaj poashtu nuk mund të rrah gjoksin se ndonjihere ka pas miqësi me Ibrahim Rugovën sepse kjo asht nji rrenë e kullueme. Por poashtu neve LDK-istët e vjeter e te perjetshem e dim se Ramushi ka pas miqësi me shkatrruesin e LDK-së , intrigagjiun e mbrapsht Nexhat Dacin dhe gjitha ferkimet e Ramushit në dhe per rreth LDK-së jan ba me lejen e Nexhat Dacit por pothuej gjithmonë pas shpinës së Ibrahim Rugovës.

Edhe formimi i gardës apo trupes ushtarake per mortin e Ibrahim Rugovës. Ramushi e bani në bashkveprim me Nexhat Dacin dhe Nuredin Lushtakun.

Vdekja e Rugovës i shtoj apetitet narcisoide lideristete kimistit Nexhat Daci që ta merr në dorë LDK-në. Mirpo në anen tjeter Nuredin Lushtaku si Komandant i Gardes në TMK u zu ngusht. Mos me marr pjesë me nji njisitë ushtarak në varrim te Presidentit të vendit nuk kishte se si, por dinte mirë se po mori do merrte kritika në at krahinën e vet atje në Drenicë dhe nga komandirat e vetshpallun luftëtar të ish UCK-së e tash TMK-së andaj si duket me porosinë e Nexhat Dacit u ba heshtazi marrveshtja mes z. Lushtaku dhe Ramushit , u terhoq Lushtaku dhe njisitin e formojë Ramushi. Me ketë veprim fituen të dy këta. Nuradin Lushtaku fitojë simpati në Drenicë si kundershtar i LDK-së dhe i Ibrahim Rugovës , ndersa Ramushi fitojë simpatin në Dukagjin dhe te pjesa e madhe e LDK-istve që tash na doli mik i Rugovës!!!

Ramush Haradinaj nuk mundet me na mashtrue se e ka pas mik Ibrahim Rugovën perderisa neve i dim ngjarjet.

Pse u perfolë aq shumë Ramushi me njerzit e ti per sa e sa vrasje të gjatë luftës e të pasluftës dhe të gjitha ato viktima njerez dhe bashkveprimtar të afert të Ibrahim Rugovës.

Nese Ramushi paska qenë mik i Ibrahim Rugovës, atëhere pse u vra Smajl Hajdaraj? Pse u vra Tahir Zemaj? Pse u vran Sabahate Tolaj dhe Jusuf Haklaj? Pse u vra Shaban Manaj? Pse u vra Kosovë Zeqiraj me kusherinin e vetë? Pse u vra komandant Drini? Pse u vra Rexhë Osaj ?Pse u vra Ismet Rraci, etj, etj.

Pse per te gjitha këto vrasje haptazi asht perfol nji klan i nentokës që kontrollohet nga Gllogjani?

Nuk ka si të kuptohet Ramush Haradinaj si mik i Ibrahim Rugovës perderisa njerzit e Rugovës vriteshin si lepujt tinza dhe gjithmonë dyshimi ishte te njerzit e Ramushit.

Dhe nese Ramushi qenka mik i familjes Rugova dhe i Ibrahim Rugovës pse nuk i ndihet zani kur nji i burgosun per vrasje, nga burgu flet se kusherini i parë i Ramushit shoku Nasim Haradinaj i paska dhanë 300.000 euro per ta vra Ibrahim Rugovën. Si mik i familjes Rugova dhe si mik i Ibrahim Rugovës patjeter se Ramushit i ka pas hije ta thotë ndonji fjalë per këtë akuzë qe nga burgu i Dubraves i ban kusherinit të Ramushit nji vrasës me pagesë. Kjo ishte publike dhe unë këtu i referohem asaj që kam lexue dhe ndegjue në lidhje me këtë rast.

Ramush Haradinaj nuk mundet me na u shitë si mik i familjës Rugova e as i Ibrahim Rugovës perderisa ai ka mik dhe ban foto e i poston ato në mjetet elektronike me kriminelin e vandalin Bajram Hoti që shkeli mikpritjen dhe respektin e nikoqirllakut që si mergimtar i dha Parlamenti i Kosovës e ai qen bir qeni pa asnji shkas vandalizon fotografinë e Ibrahim Rugovës. Kush do respektonte vandalin e fotos se mikut o Ramush Haradinaj?! Ti po e bane këtë.

Ti ke ngulë kambë te bahesh kryeminister i Kosovës, por nga Zvicërra i vetmi mashkull që mbet gjallë i familjes Musaj të Strellcit njofton se je ti ai qe ja vrave babanë ati dhe mashkujt e tjerë të shtepisë. A i duhet Kosovës nji kryeminister kaq shumë i perfolun dhe i perndjekun ? ! Unë them se jo nuk i duhet. Unë them se Kosova duhet të ju hiqet nga duert e juve KOMANDIRAVE dhe KOMISARVE stalinista që ky popull të jetojë me hallet e shumta që i ka e qe shumicen nuk i kishte as në kohen e okupimit serb, por jeni juve sunduesit e sajë qe ja ngarkuet barr mbi supe.

Dhe per fund o Ramush kishe me ba mirë ta pranosh nji këshillë nga unë qytetari i thjeshtë, mergimtari pensionist me shumë halle shendetsore.

Ty tu ka ba mani dhe smundje psiqike posti i kryeministrit të Kosovës. Dhe asnjihere nuk po ke aftësi ta kuptosh se ti je i padëshrueshem per at post. Je i padeshrueshem sepse ty nuk të perkrah populli i këti shteti të brisht qe juve komandirat enverista e sakatuet Ke kalue nëper te gjitha ato zgjedhje që prej se ke formue AAK-në tande dhe asnjihere ske arritë ti kesh ma shumë se 13 vende në Legjislativ. Vetem në nji rast pate marr disa komuna , por në zgjedhjet që pasuen i humbe te githa ato dhe mbete me ato dy komunat e anes tande ashtu si ka mbet PDK -SHIK-u me Drenasin dhe Skenderajn edhe ti mbete me Deqanin dhe Junikun e edhe Obiliqin të cilin qytetari ja dha njeriut meritor te vetin e jo pse ishte AAK ai.

Dhe mu per këte unë ta preferojë ta gjesh nji psikolog diku jasht Kosovës ( para per këtë ke sepse ke miq mafioz qe te sponsorojne ) pra gjej dhe lut psikologun që te mirret me manin tande te andrres së kryeqeveritarit sespe ti je smue keq o Ramush. Ti jo vetem se je smue vetë, por ti i ke smue edhe njerzit per rreth teje. Edhe ata jan qesharak ashtu si je ti qesharak e tragjikomik kur thoni: Ramushi kryeministër, Ramushi kryeminister.

Per Kryeminister duhen KOKRRAT o Ramush. Ti kurr nuk i more as kurr nuk do i fitosh. E per këtë fajet i ke vetë. Askush nuk të ka faj.

Dhe per fund po ta them, duhet te turpnohesh kur thue në mjetet e mediumet e ndryshme te Kosovës se LDK dhe njerzit e sajë nuk kan të drejtë ti bajn presion Teuta Rugovës që ajo mos ta votojë PAN -in.

E shef sa i pagdhendun dhe sa satrap je o Ramush. Neve si votues të Teutës dhe as lidershipi i LDK-së qe e vendosi në listen e kandidatve per deputete Teuta Rugoven nuk paskemi të drejtë ti themi Teutes , oj lopë mblidh mendjen e mos voto PAN-in ndersa ti Ramush Haradinaj paske te drejtë tja leshosh zagaret e tu, Astrit Haraqin e Dardan Gashin që ta shantazhojnë ate e edhe ta kerrcnojnë se po nuk votove PAN-in Uka yt , vëllau yt marojë. Me ç`far të drejtë ata laskuca ja dridhin para hundve Teutes dosjen e Ukë Rugovës o Ramush Haradinaj?!

Turp të të vie o Ramush.

Tu drejtova direkt dhe ta them publikisht se ke prek diku ku asht mekat i madh me prek. Kujdes o Ramush se nese ka Zot nji ditë ai Zot ka me ta thye qafen ty dhe atyne rreth teje , por mos past Zot , dije se populli ju ka marr vesh kush jeni sot e cilet ishit edhe dikur andaj vet ky popull ka me jua thye qafen juve.

Miku nuk i dergon haraqegji dhe idot femijve te mikut per ti shantazhue ata per me perfitue vet. Ti e bane këte o Ramush.