Kelmendi: Xhavit Haliti s’ka punuar kurrë, Prokuroria të hetojë si u bë milioner?

  28 Sep 2017

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe aktivist i LPK-së, Muhamet Kelmendi, ka thënë se nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti “ka marrë vetëm ndihma sociale në Zvicër, e tash është deputet i Kuvendit…”, kështu duke thënë se Haliti e ka kaluar jetën pa punë, e tash është bërë milioner.

Kelmendi, ish-deputeti i Kuvendit dhe anëtar i Kryesisë së AAK-së, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Xhavit Haliti ka marrë ndihma sociale në Zvicër dhe tani u bë milioner si deputet i Kuvendit, transmeton Express.

Derisa i publikoi të dhënat që i ka deklaruar Xhavit Haliti në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Kelmendi tha se Haliti duhet të hetohet se si e krijoi të gjithë këtë pasuri.

“Dihet se në Zvicër nga viti 1984 ka marrë vetëm ndihma sociale… Gjithashtu dihet se si anëtar (deputet) i Kuvendit të Kosovës ka të ardhura që nuk mund të kalojë shumën mbi 2500 euro në muaj”, ka shkruar Kelmendi, derisa ka thënë se Prokuroria duhet të hetojë se si Haliti u bë milioner me këto të ardhura legale.

Statusi i plotë i Muhamet Kelmendit:

Xhavit Haliti i ndihmave sociale ne Zvicer dhe tash deputet i Kuvendit te Kosoves behet milioner

Tere jeten e ka kaluar pa pune.

Ka marre vetem ndihma sociale ne Zvicer.

Tash eshte deputet i Kuvendit te Kosoves.

Milioneri Xhavit Haliti.

Nga ato pozita i ka deklaruar ne AKK te Kosoves se ka ne pronesi:

1. Dy shtepi familjare me vlere prej 500 mije eurove;

2. Banese me vlere prej 200 mije eurove;

3. Toke bujqesore me vlere prej 500 mije eurove;

4. Toke pyjore me vlere prej 20 mije eurove;

5. Pasuri te arit me vlere prej 25 mije eurove;

6. Makine me vlere prej 7 mije eurove dhe

7. 128 mije euro ne konton bankare.

Kjo eshte drejtesi e jo mahi!

Por, natyrisht se eshte fakt i pakontestueshem per parokurori, qe ajo te hetoj se nga dhe si ky njeri i krijoi keto pasuri.

Dihet se ne Zvicer nga viti 1984 ka marre vetem ndihma sociale.

Gjithashtu dihet se si anetar ( deputet) i Kuvendit te Kosoves ka te ardhura qe nuk mund te kaloje shumen mbi 2500 euro ne muaj.

Pra, a ka mundesi te behet milionere me keto te ardhura legale?

Mos fleje prokurori, por zgjohu!

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.