Kelmendi: Për luftën çlirimtare të Kosovës, ishte fat që u vra Ahmet Krasniqi
Njëri nga themeluesit e ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi shkruan se për luftën çlirimtare të Kosovës ishte fat i madh që u vra Koloneli Ahmet Krasniqi – shkruan Periskopi.
Madje, ai e përgëzon ‘trimin’ që e ka vrarë atë, meqë sipas tij ka bërë një atentat heroik.Këto komente ai i bëri në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se do të donte që të kishte mendësinë përkatëse që të urdhëronte vrasjen e Ahmet Krasniqit e sojit të tij.
Ahmet Krasniqi ishte Ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil, e cila ishte formuar pas UÇK’së. Ai kishte qenë rival në terren me UÇK’në, ndërsa nga pjesëtarët dhe themeluesit e UÇK’së ai ishte konsideruar si sabotator i luftës së UÇK’së, ashtu siç konsideroheshin pjesëtarët e FARK’ut.
Lexoni të plotë reagimin e tij: Pa nder me thënë, ua….Bastardë krimogjenë, si nuk u lodhet duke qenë argatë aktiv të luftës speciale, diversioniste, të shërbimeve serbe. Tashmë sërish keni simuluar tronditjen (në thojza) për përgjigjen time rastësore gjatë grindjes me njëfarë Ramadan Rrahmanin, që ngjasonte me sojin tuaj, kur bëri akuza shpifëse për ta merituar atë përgjigje.Marioneta të shpërfytyruara, ju ngjajnë normale akuzat e tij diversioniste dhe kërcënimet, ndërsta ju paskësh “tronditur” përgjigja ime, që aty për aty duhet ta kem menduar si “plisi për kokën” e ati që pyeti, meqë akuzat e tij shpifëse dhe kërcënimi i tij “do ju vi reni juve!!”, nuk meritonte përgjigje racionale!
Sigurisht, gjyetija shtrigore e diverastëve të Serbisë kundër çlirimtarëve, nuk me tremb, meqë ua kemi q… nanat, përfundimisht, në qershor 1999, kur ua kemi dëbuar padronët pushtues serbë nga Kosova. Tani vajtoni e lehni sa të doni e si të doni, me shpresë se do ta riktheni Serbinë, por kuptoni, ju ka ikur ai tren dhe kot shpresoni me biletë në xhep! Ju mbetshin në fytë kocat, me të cilët rëndom ushqehen marionetat diversioniste!Edhe tani po e sqaroi pak më shqip: për Luftën fitimtare çlirimtare të Kosovës ishte fat i madh që u vra Ahmet Krasniqi. Do të kishte qenë më mirë të vritej para se ta dërgonte brigadën diversioniste në Dukagjin (verë 1998), për ta evituar diversionin e madh që ia bëri UÇK-së!
Do të kisha dëshiruar të kisha mendësinë përkatëse, që të vrisja marioneta diversioniste të Serbisë ose të urdhëroja që t’i vrisnin, siç ishte Ahmet Krasniqi e soji i tij, sepse në luftë çlirimtare, rëndom, diversionistët vrasës, në shërbim të agresorit, edhe vriten, nëse nuk mund të pengohen ndryshe!Përgizme atij trimi që ka bërë atë atentat heroik!Qysh atëherë komandantit të kundërzbulimit, që vepronte në kuadër të FARK-ut, kur më pat takuar në kuadër të hetimeve të tij për atë vrasje, i pata thënë:
“Bujar Bukoshi e Isa Mustafa duhet të kishin arsy më se shumti që të angazhonin vrasës mercenar, për të arsyetuar vjedhjen e dhjetëra milionave të fondit të ‘qeverisë’. Kshte motiv edhe Tahir Zemaj, që sapo ishte kthyer dhe ishte dekoruar nga Ahmet Krasniqi për suksesin e digrosionit të komanduar prej tij, kundër UÇK-së në Dukagjin, që të katapultohej në vendin e tij si komandant e “ministër”. Sigurisht, kishte arsye racionale edhe secili pjesëtar i UÇK-së, për t’u hakmarrë për krimet që kishte bërë ajo brigatë diversioniste në Dukagjin, por edhe për të penguar diversionet pasuese.
Nuk pata hezituar t’i them, kurdo që të zbulohet atentatori, do t’ia dhuroj tokën që kam trashëguar nga Babai…”Besoj në vlerësim të arsyeshëm të shqiptarëve fisnikë, ndërsa për marionetat shqipfolëse, diversioniste, të Serbisë nuk kam e nuk pjerdhë fare!