Kë do ta përkrahë Vetëvendosje në Ferizaj, flet Faton Topalli

  02 Nov 2017

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar komune të Ferizajt, Faton Topalli në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur për zgjedhjet e balotazhit dhe atë se cilës parti do ti jap përkrahje VV-ja.

Topalli ka thënë se VV në Ferizaj është duke biseduar brenda partisë për të marrë një qëndrim në lidhje me balotazhin.

“Ne jemi duke biseduar brenda organizatës tonë, ende nuk kemi vendos diçka konkrete në lidhje me balotazhin, sapo të marrim qëndrim do ta bëjmë publik”, ka thënë Topalli për Gazeta Blic.

Faton Topallit nga Vetëvendosje, ka përfunduar i treti me 10 mijë e 604 vota.

Ndryshe Agim Aliu nga PDK dhe Muharrem Svarqa nga LDK do të përballen në balotazh më 19 nëntor, në garën për kryetar të komunës së Ferizajt