Kë do ta mbështesë në balotazh për Prishtinën? Ja çka thotë Arbër Vllahiu

  29 Oct 2017

Shpend Ahmeti i VV-së dhe Arban Abrashi i LDK-së, synojnë të marrin nën udhëheqje kryeqytetin.

Janë partitë tjera si AKR, AAK dhe PDK ato që ende nuk janë deklaruar përfundimisht se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh.

Ish- kandidati nga AAK për Prishtinën, Arbër Vllahiu thotë se nuk është mirë që në aspekt të nguten, pasi që për një gjë të tillë ende nuk është vendosur.

“Nuk është e jashtëzakonshme që në këtë kohë fushate të paskrupullt e pa kurrfarë kriteri, të nguten e ta bëjnë fakt të kryer, një gjë që ende nuk është vendosur. Sa për dijeninë tuaj, unë jam personi i autorizuar që të negociojë për koalicione e mbështetje të mundshme të secilit kandidat, natyrisht duke u marrë paraprakisht një qëndrim në kryesinë e AAK-së”, ka thënë Vllahiu në një bisedë për Indeksonline.

Vllahiu konsideron se për këtë do të vendosë AAK, dhe nuk do të vendosin grupe të ngushta të interesit që tashmë janë aktivizuar.

“Kësaj i thonë “Pazar pa hanxhine”! Por unë nuk i kuptojë këto ngutje dhe jemi mësuar tashmë me këtë farë lloji të propagandes. Përfundimisht AAK vendosë vetë se kë do të mbështesë dhe për këtë nuk vendosin “grupe të ngushta të interesit dhe personale”, që tashmë janë aktivizuar”, ka theksuar ai më tej.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.