fbpx

“Kaubojsi”: Ismail Qemali ishte turk, s’donte ta ngrinte flamurin por e detyruan

  29 Nov 2017

Related image

Eduart Ndocaj njihet gjerësisht për gallatat dhe deklaratat deri diku kontraverse dhe të papritura që bën herë pas here.

Në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorin, ai ka folur për Ismail Qemalin, i cili, gjithmonë sipas Ndocajt, është turk dhe një shqiptar katolik e ka detyruar që të ngrejë flamurin.

Në statusin e tij në rrjetet sociale, kaubojsi ia atribuon meritat dom Nikoll Kacorrit dhe ul poshtë figurën e Ismail Qemalit.

Ja ç’shkruan Ndocaj:

Djali Dibres (Lurjani ) i pat than ismail qemalit bej turkut. Ne qoftë per neser,vdesim sot, o flamur o dekë.Dom Nikoll Kacorri

Baba i pavaresise nuk është Ismail Qemali por Dom Nikoll Kacorri i cili diten e pavaresise detyroj plakun turk ta ngrinte flamurin me apo pa deshirë. Ai tha se sot o flamurin ose vdekë duke e detyruar Ismailin ta ngrinte atë me zor.

Pra arkitekti i Pavaresise është Dom Nikoll Kacorri i cili zbehet figura e tije nga turkofolesit dhe komunistat dhe klysht e tyre. Rrofte 28 Nentori, rroft baba kombit dhe arkitekti Pavaresise Dom Nikoll Kaçorri.

Ai është krenarja e kombit Shqiptar dhe figura e tije duhet të ngrihet në pjedestalin që meriton