fbpx

Katër pikat e Molliqajt: Nëse s’plotësohen, ndahet Vetëvendosja

  13 Dec 2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, i cili pak më herët kundërshtoi kreun e kësaj partie, Visar Ymerin ka bërë të ditur se deputeti i shumëpërfolur në përçarjen e partisë, Dardan Molliqaj, ka thënë që me rastin e kandidimit të Albin Kurtit për kryetar, Molliqaj do të tërhiqej nga partia, e me këtë rast lëvizja do të ndahej, shkruan Gazeta Metro.

Aliu ka thënë që nuk ka ndarje në dy grupe brenda partisë, por ka pozicione të qarta, duke përmendur 4 pikat që Molliqaj i ka paraqitur në mbledhjen e partisë, ndër to bënë pjesë edhe largimi i tij me rastin e kandidimit të Kurtit për kryetar të partie.

Aliu në KTV, ka thënë që 3 pikat e tjera nuk janë edhe aq të rëndësishme për t’u përmendur