fbpx
Katër deputetë të LDK-së bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme, (EMRAT)

Katër deputetë të LDK-së bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme, (EMRAT)

  15 Jan 2022

Anton Quni, Agim Veliu, Besian Mustafa dhe Behgjet Pacolli, janë katër deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk janë prezentë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Njëmbëdhjetë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti. Katër ligjvënës të tjerë të LDK-së nuk ndodhen në seancë. Në mesin e tyre edhe Agim Veliu, ish-ministër i Brendshëm.

Përpos Veliut, në seancën e jashtëzakonshme të së shtunës nuk ndodhen prezent as Anton Quni, Besian Mustafa e Behgjet Pacolli.

LDK-ja nuk ka njoftuar arsyet e mungesës së katër deputetëve, raporton Paparaci.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancë pas një mbledhje të mbajtur sot të Grupit Parlamentar të LDK-së.