Kastrati: Lëvizja është e të gjithëve, nuk është e Albin Kurtit

  25 Dec 2017

Kryetari i Dardanës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas shpalljes së kandidaturës së deputetit Albin Kurti për pozitën e kryetarit të LV-së.
Kastrati vlerëson se lirimi i Kurtit më 29 dhjetor, kur është seanca, është i pashmangshëm, ndaj sipas tij, kandidatura do të mund të shpallej edhe pas lirimit dhe jo tani kur përballet me procese gjyqësore.
Veprimin e ngutshëm të Kurtit, siç e konsideron Kastrati, thotë se nuk e kupton ndryshe, përpos si viktimizim të tij dhe tendencë për ndërtimin e rremë të një përshtypjeje se ka kundërshtarë politik brenda VV-së.Kastrati, po ashtu, thotë se Lëvizja Vetëvendosje është e të gjithëve. Ajo, thotë ai, nuk mund të koncentrohet asnjëherë te vetëm një individ, qoftë ai edhe Albin Kurti.Komenti i plotë i Kastratit, i publikuar në Facebook:Dje nëpër media e pamë sesi Albini kishte autorizuar Albulena Haxhiun dhe Fitore Pacollin që të mbledhin nënshkrimet nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm në mbështetje të kandidaturës së tij për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!Poashtu ditë më parë e pamë sesi Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte shpallur zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes dhe afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më datën 10 janar 2018.Në procesin e padrejtë gjyqësor që po zhvillohet ndaj Albinit dhe deputetëve të tjerë seanca e fundit gjyqësore është me datën 29 dhjetor 2017, ku do të thuhet fjala përfundimtare e palëve dhe është i pashmangshëm lirimi i të akuzuarve pavarësisht “fajsisë” apo pafajsisë.Pra, Albini dhe Donika do të duhej të liroheshin me datën 29 dhjetor, 12 ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidaturës për kryetar të Lëvizjes. Dhe 12 ditë janë mëse të mjaftueshme për të mbledhur rreth dyzet nënshkrime për mbështetje të kandidaturës nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, e sidomos për një njeri si Albin Kurti me ndikimin që e ka.Nëse një grup brenda Lëvizjes, i madh apo i vogël, nuk është e rëndësishme, të afërt me Albinin gjatë këtyre viteve në Lëvizje, kërkojnë që të mos ngutemi me zgjedhje të kryetarit pa dalë Albini prej burgu sepse duhet shterrur çdo mundësi të ndonjë marrëveshjeje për ta mbajtur BASHKË Lëvizjen, jo për hirë të individëve kushdo qofshin ata, por për hirë të qytetarëve dhe shpresës që e kemi ndërtuar të gjithë së bashku, kush më shumë e kush më pak.Këtë nguti të Albinit për kandidim para datës 29, kur edhe do të lirohet, nuk po mund ta kuptoj ndryshe përpos viktimizim, dhe tendencë për ndërtim të rremë të përshtypjes në publik se ka kundërshtar politik të jashtëm dhe grupe brenda Lëvizjes e bashkëpunëtorë të jashtëm, që po luftojnë të gjithë kundër tij.
Në akuzën që Albini i bënë Aidës dhe të tjerëve, të shkruar në letrën nga burgu drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm ndër të tjera thotë: “për dëshirën për arrestimin që na u bë”, dhe kur e sheh se sa me nguti nga burgu e shpall kandidaturën, të krijohet përshtypja që është vetëm ai që i është gëzuar arrestimit të tij dhe po e shfrytëzon këtë situatë të tij për të treguar “luftën speciale nga të gjithë” kundër tij, brenda e jashtë, sidomos për faktin që të gjithë “armiqtë e brendshëm” kërkojnë që të presim deri në lirimin e tij.Të gjitha këto që i thashë më lartë janë të pavlefshme nëse pas daljes së Albinit nga burgu dhe reflektimin e tij për një marrëveshje ku vendos që të ruaj një Lëvizje të ndërtuar me mund e sakrificë nga të gjithë, duke mos qenë vetja e tij para së gjithash dhe mbi të gjitha. Tekefundit në po atë letër ndër të tjera thot edhe: “Secili aktivist i VETËVENDOSJE!-s është i nevojshëm por asnjëri s’është i pazëvendësueshëm” dhe nga gjithë këto vite brenda Lëvizjes e kam dëgjuar shumë shpesh edhe nga vet Albini që kjo fjali është e vlefshme për të gjithë, duke e përfshirë edhe vet Albinin.Tashmë ndarja ose bashkimi në Lëvizje është në dorë të Albinit, dhe me këtë do të dëshmohet gatitshmëria për sakrificë në ecjet përpara, dhe ndër të tjera në rast të ndarjes do të konfirmohet kulti i Albinit, apo në rast të marrëveshjes do të dëshmohet që Lëvizja është e të gjithëve dhe nuk mund e nuk do të koncentrohet asnjëherë në asnjë individ, madje edhe nëse ai është vet Albin Kurti.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.