Kastrati i VV-se:Mund te perfundojme si PDK-ja!

  14 Dec 2017

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzon Kastrati përmes rrjetit të tij social “Facebook”, ka lutur të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes që të mos përmendin emrat e dëshmorëve kur flasin për problemet brenda Lëvizjes.

Postimi i plotë i Kastratit:

E kam vetëm një lutje për shokët e shoqet aktivist/e:MOS PËRMENDNI EMRA TË DËSHMORËVE KUR FLISNI PËR PROBLEMIN BRENDA LËVIZJES!Është tejet e ulët, e tmerrshme dhe ç’njerëzore që për qerime hesapesh brenda organizatës t’i shfrytëzoni edhe emrat e Mon Balajt, Arben Xheladinit e Astrit Deharit.

Ata ranë për idealin dhe konceptin e vetëvendosjes. Unë vazhdoj të jem i bindur që të dy ”krahët” në Lëvizje do të vazhdojnë të angazhohen për të njëjtën ide, pavarësisht dallimeve në metodat e organizimit dhe mënyrën e arritjes së qëllimit personal apo shoqëror. Ashtu siç nuk mund të përvetësohet kjo ide nga askush, ashtu nuk mund të përvetësohen as dëshmorët.Leht, pa vetëdije, mund të rrëshqasim në PDK-në e pasluftes që ka keqpërdorur secilin emër dëshmori.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.