Kariq: Patrikana e Pejës është Jerusalemi ynë

  29 Oct 2017

“Askush nuk na shikon më përmes nishanit në Kosovë, pos ekstremistëve, të cilët gjenden në të gjitha anët. Mendoj se serbët munden normalisht të punojnë e të jetojnë me ata njerëz, në territorin tonë serb. Nuk duhet harruar se Patrikana e Pejës është Jerusalemi ynë”, ka thënë Bogolub Kariq.

Kryetari i Lëvizjes Forca e Serbisë Bogolub Kariq ka deklaruar se Serbia tani ka pozicionin politik që mendon për vendin e vet e edhe për serbët në Kosovë.

“Kam qenë këto ditë në Kosovë dhe kam parë se njerëzit tanë janë liruar paksa. Ata ndjejnë se munden, për fillim, t’i vizitojnë shtëpitë e veta e më pas edhe të kthehen për të jetuar atje”, citon “danas” të ketë thënë Kariq.

Sipas mendimit ë liderit të LFS-së, struktura politike e tubuar përreth Listës Srpska,e cila ka fituar në komunat me shumicë serbe në Kosovës, ka krijuar situatën politike jo krejtësisht stabile por që është më e mirë se sa që ka qenë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.