Edicioni më i ri i serialit komik “O Sa Mirë” erdhi me prurje të reja. Si gjithmonë ky serial është tejet i kujdesshëm në përzgjedhjet që bën, sidomos tek gjinia e butë.
Së fundmi pjesë e këtij projekti televiziv u bë edhe Arta Elezaj, e cila falë bukurisë së saj u bë menjëherë një figurë mediatike.
Arta edhe pse nuk është profesion me aktore, po e sfidon vetën në këtë profesion, por në të njëjtën kohë po e kërkon famën.
Ajo e cila tashmë po njihet nga publiku si “Xhakarta”, në rrjetin e saj social Instagram ka postuar një fotografi, në të cilën shihen nga shtrati duke i uruar ndjekësve dhe fansave të saj natë të mirë.