fbpx

Kaq vota LDK ka më shumë se PDK në nivel vendi!

  22 Oct 2017

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka thënë se bazuar në rezultatet preliminare, partia e drejtuar nga Isa Mustafa është e para në vend.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se krahasuar me partinë e dytë në vend- PDK-në, LDK ka 60 mijë vota më shumë.

Shënimi i plotë i tij:

LDK: Përfundimisht, përsëri, Partia e parë në nivel vendi – prinë me hiq më pak se 218’000 vota – që është një rezultat rekord i viteve të fundit – e që siguron një dallim shumë të thellë me rivalin e saj – PDK – me diferencë prej, 65’000 vota (më shumë se PDK)!