Ky është personi që ka sulmuar Ramiz Lladrovcin
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është kanosur të hënën rreth orës 22:30.
Personi i cili dyshohet se ka kanosur Kryetarin aktual te Drenasit, Ramiz Lladrovci, sipas policisë së Kosovës është tashmë i arrestuari me inicialet F.B.
Ndërkaq Klan Kosova mëson se i dyshuari me inicialet F.B është vëllau i Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazajt, Fitim Bazaj.