Vazhdojnë të publikohen dëshmi për organizimin e kundërligjshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën e 19 nëntorit, kur u bë bartja dhe shtyrja e njerëzve për të votuar kandidatin e saj për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në këtë skemë mashtrimi nuk ka munguar as Dardan Sejdiu, i cili mandatin e kaluar ishte nënkryetar komunë.
Në listën e organizimit të bartjes së qytetarëve në emër të një OJQ’je, është edhe emri i Sejdiut, i cili ishte shprehur i gatshëm të flas me përfaqësues të AKR’së.
E gjithë kjo pasi iu kërkua presion, duke iu thënë se votuesit e kësaj partie me të cilën VV lidhi koalicion nuk po dilnin në votime.
Skemën e mashtrimeve e ka dëshmuar me pamje Klan Kosova ku u tregua se si u bartën njerëzit tek qendra e votimeve nga Vetëvendosje.
Duke u paraqitur si OJQ, ata u telefononin qytetarëve dhe u ofronin transport për të votuar.
Po ashtu, në Policinë e Kosovë janë dorëzuar edhe dëshmi të tjera për organizimin e bartjes së votuesve në Prishtinë nga Vetëvendosje.