Kapen keq Buzhala e Veton Surroi
Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, e ka quajtur ‘jugusllav të vogël’, themeluesin e Grupit ‘Koha’ Veton Surroin, shkruan Gazeta NewBorn.
Ky reagim i Buzhalës ndaj Surroit ka ardh pas një debati se ku duhet të ndërtohet stadiumi i ri në Drenas apo ne ndonjë vend tjetër.
Ja postimi i Buzhalës:
Dhe ja ku ngreh koken nje jugosllav i vogel qe e pandehe veten, dhe rrethin e tij, te avancuar mjaftueshem kulturalisht, sa per t’i paragjykuar rajonet tjera si me te prapambetura.
Ky status cinik eshte i lidhur me debatin se a duhet a jo stadium nacional i Kosove te shkoje ne Drenas, apo te mbetet diku ne periferi te Prishtines, ku ishte menduar fillimisht.
Une nuk kam ndonje mendim per kete ceshtje. Po besoj qe nje gje e tille do te duhej shikuar nga prizmi i mundesive me te mira infrastrukturore. Tek e fundit Kryeministri Haradinaj nuk eshte nga rajoni i Drenices. Ai eshte dhe duhet te jete neutral ne kete ceshtje. Ndonese i gjithe debati eshte paksa komik. Me na degju dikush mendon qe Berrnica e Komorani e kane nje distance se paku sa Berlini me Mynihun. Po flasim per nje distance qe e kalon me veture per 15 minuta.
Nejse, ky debat eshte nje mundesi e mire per m’i pa kah qesin shkume bijte e ambasadoreve te Titos, qe realisht e kane pase nje tjeter plan per Drenicen. Kishte mbetur ne tentative ne vitin 1945.
Kur i lexon njeri keta statusa mendon qe nanat e tyne ligjerojne ne Cambridge. Tyben kafe turke edhe ato kane pi, e edhe filxhan kane keqyr. Ka mundesi qe serbisht dine ma mire se grate e viseve te tjera te Kosoves.
Po besoj qe me te njejtin pasion qe Vetoni tallet me Drenicen, eshte tallur edhe Beogradi me Prishtinen pergjate 4 dekadave te sundimit.
Monkey see, monkey do…
P.S
Perndryshe une nuk jam prej Drenices….