Kandiq tregon si e kishte telefonuar Nekibe Kelmendi për t’i treguar për tragjedinë familjare

Kandiq tregon si e kishte telefonuar Nekibe Kelmendi për t’i treguar për tragjedinë familjare

  29 Mar 2019

Një telefonatë e para 20 viteve, do t’i ngelët në kujtesë për sa të ketë jetë. E atë, aktivistja shumë vjeçare e të drejtave të njeriut në Serbi, Natasha Kandiqit, e kishte marrë marsin e 1999 nga një kolege e saj në Prishtinë.Themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare e kishte telefonuar, avokatja dhe aktivistja shqiptare, Nekibe Kelmendi, për t’i treguar se çka i ngjau në pranverën e përgjakshme të Kosovës.

Ishte, koha kur edhe filluan bombardimet e NATO’s kundër caqeve të Serbisë, derisa forcat ushtarake e policore serbe nisën ekzekutimet e shumta në Kosovë.

“Ka qenë nata në mes të 23 dhe 24 marsit të vitit 1999. Atë thirrje do e mbaj mend derisa të vdesë. Zëri i Nekibes më kujtohet kur më thotë se e morën Bajramin bashkë me Kastriotin e Kushtrimin.

Mendoja çka të bëjë’.Në rrëfimin e saj, Kandiq, tregon se pas mori lajmin se avokati kosovar me të dy bijtë ishin vrarë, më 27 Mars 1999 erdhi në Kosovë.

Aktivistja serbe thotë se Fondi që ajo drejton ka para dhe sidomos gjatë periudhës disa mujore të intervenimit të NATO’s shteti serb ka kryer vrasje të shumta të civilëve. Këtë e vërtetojnë edhe përkujtimet e disa masakrave që ndodhën brenda pak ditëve si ajo e Izbicës, Fushë Kosovës dhe Podujevës e shumë të tjera.Për të gjitha këto krime sipas Kandiqit në Serbi mbahen në heshtje.

Zonja që u shndërrua në ikonë të mbrojtjes së civilëve në krejt luftërat gjatë viteve të 90’ta në ish-Jugosllavi thotë se elitat e tashme politike nuk janë në gjendje të përballen me të kaluarën duke u nisur nga ato në vendin e saj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.