Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Fushë Kosovës, Avni Zogiani ka akuzuar kundër kandidatin e tij Burim Berishën për blerje të pushtetit me para të komunës, duke shkelur ligje e rregulla, shkruan Gazeta Blic.
Zogiani ka pyetur kundër kandidatin e tij se çka ju ka premtuar votuesve serb.
Kandidati i VV-së ka shkruar se është e vështirë të luftohet një sistem me krim të organizuar.
Ky është statusi i tij i plotë:
Kundershtarit tim, Burim Berishes, urime pushteti me votat e blera me paret e komunes – ne shkelje te krejt ligjeve e rregullave. Veç po shpresoj qe ka me i shpernda qato ndihma direkte qe i ka premtue per qindra familje neteve te javes se fundit te fushates. Po jam shume kurioz me e dite çka iu ka premtue atyne 150 votueseve serb ne Kuzmin – traktora? E qytetit vete, i them, duhet fort me u mundue me e ndale shkaterrimin e metutjeshem. Ne vazhdojme me denoncue nje pushtet thelbesisht te kriminalizuar. Nji dite s’ka me pase qare pa pase drejtesi ne kete vend!
Ne kemi rrite voten per zgjedhjet komunale per dy here e gjysem, na pret pune. Askush s’ka thene qe eshte leht me e luftue nje sistem te krimit te organizuar. Ai posaçerisht behet i forte kur bashkohet me pushtetin…