fbpx

Kandidati i LDK-se thyen rekod,per here te katert e fiton garen per kryetar te komunes!

  23 Oct 2017

Kandidati nga radhët e LDK-së për Kryetar të Fushë -Kosovës edhe zyrtarisht ka fituar pa balotazh në komunën e Fushë Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Burim Berisha ka fituar mbi 63 % të votave në komunën e Fushë- Kosovës, shkruan Gazeta Blic

Ai ka lënë prapa kandidatin e VV-së Avni Zogiani i cili ka marrë 20.44 %

Me këtë fitore Burim Berisha bëhet kandidati i parë në histori të zgjedhjeve në Kosovë që i fiton katër palë zgjedhje.

Mbrëmë edhe njëherë u dëshmua që një prej bastioneve më të mëdha të LDK-së në Kosovë po del te jetë Komuna e Fushë Kosovës.

Kujtojmë që Berisha ka dalur edhe si kandidati më i votuar në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në gjithë Kosovën