Kadri Veseli: Xhavit Haziri është njëri nga themeluesit e UÇK-së

Kadri Veseli: Xhavit Haziri është njëri nga themeluesit e UÇK-së

  18 Sep 2019

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 21 vjetorit të zhdukjes së heroit Xhavit Hazirit.

Veseli ka thënë se heroi Haziri ka qenë njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“E pash në këtë fotografi të akademisë përkujtimore, heroin e kombit Xhavit Hazirin – i munguar gjithsesi, por kurrë i harruar”.

“Nënëloke i ke dhënë kombit tonë një djalë të fortë. Kur shumëkush ka pasur frikë ta përmendë fjalën liri dhe pavarësi, djali yt ka rënë në burg dhe nuk është ndalë asnjëherë”.

“Xhavit Haziri është njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne e kemi obligim t’i nderojmë njerëzit e mëdhenj të këtij kombi. Atë të cilët e kanë zhdukur do të japin përgjegjësi. Shteti ynë nuk do ta harrojë asnjëherë”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.