fbpx

Kadri Veseli prishë koalicionin me AAK-në, Haradinajn e largon nga kryeministri, merr LDK-në në koalicion?!

  07 Dec 2017

Shefi i PDK-së, Kadri Veseli, po e sheh të udhës prishjen e koalicionit me AAK-në e Ramush Haradinajt, raporton Gazeta NewBorn.

Nga burime brenda PDK-së, Gazeta NewBorn, mëson se Veseli po e sheh si zgjedhje largimin e Haradinajt nga koalicioni aktual qeverisës për tu kurorëzuar me LDK-në e Isa Mustafës.

Këto burime tregojnë se Veseli është i gatshëm që të ia ofroj postin e kryeministrit LDK-së si dhe 40% të qeverisë ndërsa kryeparlamentari dhe 60% tjetër e qeverisë ti takoj PDK-së.

Kujtojmë se PDK dhe LDK kanë përafrime rreth marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe një gjë e tillë po mungon mes AAK-së dhe PDK-së, dhe kjo gjë po shihet edhe si pengesë e vazhdimit të mëtutjeshëm të këtij koalicioni.

Madje të njëjtat burime tregojnë se kanë nisur në formë të fshehur grupe brenda PDK-së dhe LDK-së për të bërë planin qeverisës