Kadri Veseli në Hagë? Ja përgjigjja e tij…

Kadri Veseli në Hagë? Ja përgjigjja e tij…

  03 May 2019

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka mohuar raportimet se është nisur për në Hagë me ftesë të Gjykatës Speciale.

Veseli thotë se nëse do të ndodhte diçka e tillë, do ta bënte publike.

‘’Haga është vend i bukur. Sot është dita për Lirinë e Shprehjes. Ia uroj mediave. Ky është një margaritar i Beratit. E ka marrë si mision ndaj neve. Nuk është korrekte kur nuk ka të vërtetë. E kam thënë publikisht se do ta bëja njoftimin. Duhet ta dijë secili se kur e kemi krijuar Specialen, nuk do ta kisha votuar ndoshta. Unë e falënderoj Zotin çdo ditë që ka jep mundësinë me qenë në UÇK’’, ka thënë Veseli në Info Magazine në Klan Kosova.

‘’Këto janë spekulime, s’di çfarë qëllimi kanë . Skam ftesë e as sjam duke shkuar në Hagë as për vizitë e as për Specialen’’, ka thënë Veseli.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.