fbpx

Kadri Veseli me meritori per njohjen e pavaresise se Kosoves nga Madagaskari!

  25 Nov 2017

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës( RTK), Mentor Shala ka falënderuar Madagaskarin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, teksa ka thënë se për këtë njohje ka meritë të madhe zv/presidenti i Senatit të Madagaskarit.

E për ndikimin e zv/presidentit të Senatit të Madagaskarit Amido, në njohjen e Kosovës, drejtori i RTK-së ka thënë se ka merita kryeparlamentari Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Mentor Shala ka treguar për miqtë që kanë ndihmuar për njohjen e Kosovës nga Madagaskari dhe rrugën nëpër të cilën u kaluar deri të ardhja e njohjes zyrtare.

 

“Madagaskari sot e njohu Republikën e Kosovës! E falënderoj shume mikun tim Amido, zv/presidentin e senatit te Madagaskarit, gjithashtu falënderim i veçantë edhe mikut Giancarlo Fusco dhe dy miqve tjerë Gentian Kasalla dhe Ferdi Samarxhiu pa të cilët kjo njohje nuk do të kishte ardhur kaq shpejt! Ne vazhdim disa foto nga vizita e para disa javëve e AMIDO-s në Republikën e Kosovës, i cili erdhi me ftesën e kryetarit te Kuvendit z. Kadri Veseli”, ka thënë Shala.