Kadri Veseli me kallashnikov në dorë(VIDEO)

  25 Dec 2017

Gazemnd Elshani, kameraman i luftës, ka publikuar për herë të parë pamje ekskluzive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga vijat e frontit në Drenicë dhe zona tjera.

Elshani në emisionin “Udhëve” të shfaqur në transetuesin publikka treguar edhe për masakrat që i kishin kryer forcat serbe në Qirez e Likshon në vitin 1998, e më pas edhe për masakrat tjera.

Në këtë emision, pamjet e xhiruara në kohën e luftës paraqesin edhe eksodin e kosovarëve gjithandej vendit.

Po ashtu, në këto pamje për herë të parë shihet edhe Kadri Veseli, kryetari i PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës.

Ai shihet në një zonë malore me disa ushtarë tjerë të UÇK-së. Veseli në krah mban një granata-hedhës apo zollë siç njihet ndryshe dhe një arma automatike.

Pamjet ku shihet Veseli mund t’i ndiqni nga minuta 36:40.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.