Kadri Veseli ka nje lajm per vizat!

  26 Oct 2017

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian, Helga Schmid, me të cilën kanë diskutuar për proceset e rëndësishme për Kosovën, në veçanti liberalizimin e vizave.

Në këtë takim është biseduar për reformat e shumta që, sipas Veselit, po bëhen në vend në shumë sektorë, e të cilat përshpejtojnë rrugën e Kosovës në integrimin evropian.

Kryetari Veseli vlerësoi mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë dhe po jep për Kosovën në shumë fusha, në veçanti për një funksionim me efikas të Kuvendit.

Ai tha se ‘se dinamika e punës dhe transparenca e Kuvendit të Kosovës do të rriten në vazhdimësi, dhe se ka një përkushtim të theksuar për të ndërtuar një konsensus të plotë për shumë çështje të rëndësisë së veçantë për vendin’

Kryeparlamentari theksoi se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, duke shtuar se për këtë do të ketë angazhim maksimal dhe koordinim të plotë me Bashkimin Evropian.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.