fbpx

Kadri Veseli flet për planin e PDK-së që kishin bashkë me Thaçin e Grabovcin

  12 Dec 2017

Këta të tre flisnin për mundësinë e afrimit të Aleksandër Lumezit me PDK’në.

Për këto përgjime ka folur sot edhe një nga protagonistët, Kadri Veseli. Ai ka potencuar se as nuk e njeh Lumezin personalisht, ndërkohë që ka arsyetuar tentimet për ta marrë në partinë e tij.

Veseli ka thënë se të gjithë, si partitë politike si mediat apo bizneset synojnë të mbledhin kuadro sa më të mirë për të pasur sukses, duke arsyetuar kështu tentimin për të marrë në PDK, Aleksandër Lumezin.

‘Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, as njohje personale. Mirëpo organizatat politike, biznesi edhe mediat, mundohet të jetë sa ma i suksesshëm. Të gjithë mundohen të gjejnë njerëz që të kenë më shumë sukses’, ka thënë Veseli, shkruan gazetametro.

Ndryshe, për përgjimet e mbrëmshme që flitnin për tashmë kryeprokurorin Aleksandër Lumezin, ka folur vetë ky i fundit, duke i cilësuar si të gënjeshtra dhe tendencioze, duke kritikuar kështu mediumin …