Ka ndërruar jetë bilbili i këngës shqipe

  17 Nov 2017

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndëruar jetë njëra ndër këngëtaret më të njohura të muzikës folklorike dhe popullore në rajonin e Pollogut, Hanife Sejfullah – Reçani.

Kush ishte Hanife Sejfullah – Reçani?
Të shumtë janë personalitetet, artitsët, poetët etj që në fushat e tyre të aktivitetit dhe në vendet ku dallgët er jetës i kanë hedhur, kanë bërë emër, por askush prej tyre nuk e kanë mohuar origjinën e tij dhe vendin nga i kanë rrënjët.

Shumë kush, veçanërisht breznitë e viteve 60-të dhe 70-të kanë dëgjuar për këngëtaren e madhe të këngës popullore shqiptare të atyre viteve, Hanife Sejfulla Reçani.

Hanifja, talentin dhe zërin e saj prej këngëtarje do ta zbulon, pa i mbushur akoma 12 vjeç-ku mësuesit e saj do ta përkrahnin atë për tu bërë një këngëtare e vërtet.

Disa nga këngët e saj të njohura ishin: “Bien tri dairet”, “Prej Tetove në Gostivar”, “Moj fusha e Korabit”, ” I hipa vaporit”, “Kënga e çobanit”, “Kënga e bilbilit” etj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.