Juventusi ofron 100 milionë euro për talentin e Benficas, lë prapa në garë dy klubet e Manchesterit

Juventusi ofron 100 milionë euro për talentin e Benficas, lë prapa në garë dy klubet e Manchesterit

  28 Mar 2019

Juventusi vazhdon të jetë njëra nga skuadrat më aktive në tregun e futbollistëve gjatë secilës merkato.

“Zonja e Vjetër” tani ka filluar të “peshkojë” në Portugali, aty ku po kërkon me ngulm talentin e Benficas, Joao Felix, shkruan GazetaBlic.

Ky i fundit po kërkohet nga të shumica e klubeve elitare evropiane, me klubet e Manchester’it diçka më aktive.

Por si duket kampionët aktual italian kanë hyrë fuqishëm në garë për t’i siguruar shërbimet e tij. Madje thuhet se torinezët tashmë kanë dërguar edhe ofertën e parë prej 100 milionë eurove, 20 milionë më pak sesa klauzola e futbollistit.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.